Parregullsitë - CFCU

 

Parregullsitë

Në përputhje me Marrëveshjen Kuadër IPA II, “parregullsi” do të thotë çdo shkelje e dispozitave të aplikueshme dhe kontratave, që vijnë si rezultat i nje veprimi a mosveprimi nga një operator ekonomik, i cili ka, ose do të ketë, efektin e dëmtimit të buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Europian duke ndryshuar një zë të pajustifikuar të shpenzimeve në buxhetin e përgjithshëm.

Në përputhje me Marrëveshjen Kuadër, “mashtrimi” është çdo veprim ose mosveprim i qëllimshëm që ka të bëjë me:
– Përdorimi ose prezantimi i deklaratave ose dokumenteve të rreme, të pasakta ose jo të plota, i cili ka si efekt shpërdorimin ose mbajtjen e padrejtë të fondeve nga buxheti i përgjithshëm i Komuniteteve Evropiane ose buxheteve të menaxhuara/në emër të Komuniteteve Evropiane;
– Mosdhënia e informacionit në kundërshtim me një detyrim specifik, me të njëjtin efekt;
– Shpërdorimi i fondeve të tilla për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat fondet janë dhënë fillimisht.

Korrupsioni

“Korrupsioni aktiv” do të kuptohet si veprimi i qëllimshëm i kujtdo që premton ose jep, drejtpërdrejt ose tërthorazi, çfarëdo përfitimi të parregullt, personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij zyrtar, në një mënyrë që dëmton ose mund të dëmtojë interesat finananciare të BE-së dhe/ose Shqipërisë.

“Korrupsioni pasiv” do të kuptohet si veprimi i qëllimshëm i personit që kryen funksione publike, i cili kërkon ose merr drejtpërdrejt ose tërthorazi, çdo lloj përfitimi të parregullt ose një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij zyrtar në një mënyrë që dëmton ose mund të dëmtojë interesat finananciare të BE-së dhe/ose Shqipërisë.

Kurdo që do të zbulohen parregullsi, masat korrigjuese do të themelohen nga institucionet përkatëse. Identifikimi dhe raportimi i ndonjë parregullsie është po aq i rëndësishëm sa zbatimi i menjëhershëm i veprimit korrigjues (përfshirë sanksionet dhe fillimin e procedurave civile ose penale) në vijim të verifikimeve të rasteve të mashtrimit dhe/ose parregullsive.
Analiza dhe kontrollet vijuese të parregullsive synojnë të arrijnë:
– Mbrojtjen e interesave financiare të BE-së dhe Shqipërisë;
– Kthimin në gjendjen e mëparshme dhe rimbursimin e çdo shume të paguar gabimisht si rezultat i parregullsisë;
– Parandalimin e parregullsive të ngjashme në të ardhmen;

Kuadri Ligjor
Marrëveshja Kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane për rregullat e bashkëpunimit për asistencën për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të Instrumentit të Parazgjerimit (IPA II);
http://dap.gov.al/Ligj_37_2015_09.04.2015.pdf


Ligji 60/2016 “Për sinjalizuesit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”;
http://www.ildkpki.al/wp-content/uploads/2019/01/ligj-nr.-60-dt.-2.6.2016.pdf


Ligji 120/2014 “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”;
http://www.ildkpki.al/wp-content/uploads/2018/11/Ligji_9887_date_10_-03_2008_i_ndryshuar-2.pdf


Neni 244 – “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe neni 259 – “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë;
https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/Kodi_Penal-1.pdf

Na kontaktoni për të sinjalizuar një parregullsi
cfcu.financa.gov.al