Drejtoria për Sigurimin e Cilësisë - CFCU

 

Drejtoria për Sigurimin e Cilësisë

Misioni i Drejtorisë për Sigurimin e Cilësisë është të garantojë cilësinë e dokumentacionit të tenderimit, në përputhje me rregullat dhe udhëzimet e Bashkimit Evropian, nëpërmjet zbatimit të parimit të katër syve dhe funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm në CFCU, si dhe në strukturat IPA në ministritë e linjës/institucionet përfituese.

Funksionet kryesore të Drejtorisë për Sigurimit të Cilësisë janë:
a) Garanton kontrollin e cilësisë së dokumentacionit të procedurave të prokurimit dhe kontraktimit, në përputhje të plotë me rregullat dhe udhëzimet e BE-së .
b) Vëzhgon Mbledhjet e Komisioneve të Vlerësimit të Tenderave, duke siguruar respektimin e procedurave.
c)Siguron menaxhimin e parregullsive dhe risqeve në CFCU, si dhe në strukturat IPA në Ministritë e Linjës/institucionet Përfituese.

Drejtoria ka në strukturën e saj:

  • Drejtor i Drejtorisë
  • Specialist për Kontrollin e Cilësisë
  • Specialist për Mbikqyrjen e Sistemit IPA dhe Menaxhim e Parregullsive
  • Specialist për Mbikqyrjen e Sistemit IPA dhe Menaxhimin e Riskut