Programi IPA per Bashkëpunimin Ndërkufitar Shqipëri - Mali i Zi 2014 - 2020 - CFCU

 

Programi IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi 2014 – 2020

Pas bashkëpunimit të suksesshëm dhe përfundimit të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi 2007 – 2013, Programi IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi 2014 – 2020 u krijua si programi i ri ndërkufitar nën IPA II.

Objektivi global i programit është të promovojë/forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zhvillimin socio – ekonomik të rajoneve kufitare, përmes valorizimit të potencialeve të tij turistike, një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm me mjedis dhe social, me respekt për trashëgiminë e tij të përbashkët kulturore dhe natyrore. Kjo do të arrihet përmes projekteve të përbashkëta që përfshihen në prioritetet tematike të programit vijues (TP):

  • TP1: Inkurajimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore;
  • TP2: Mbrojtja e mjedisit, promovimi i adaptimit dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve;
  • TP3: Promovimi i punësimit, lëvizshmërisë së punës dhe përfshirjes sociale dhe kulturore përtej kufirit.

Referuar këtij Programi CFCU kryen funksionin e Autoritetit Kontrollues të shpenzimeve për projektpartnerët shqiptar.